Kush do ta udhëheq bordin e RTK'së? Ky është njoftimi i fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do ta udhëheq bordin e RTK’së? Ky është njoftimi i fundit

    Insajderi
    06 December 2023 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i RTK-së dje mbajti mbledhjen e fundit duke qenë të kryesuar nga kryetari Besnik Boletini dhe nënkryetarja Arta Berisha. Nënryetarja Arta Berisha gjatë takimit të sotëm ka dorëzuar dorëheqjen e saj nga roli i nënkryetares, para mbarimit të mandatit të saj, duke i hapur rrugë emërimit të një zëvendëskryetari të ri. Kjo me qëllim që Bordi si organi më i lartë drejtues i RTK-së të jetë funksional në kryerjen e detyrimeve karshi institucionit.

    Në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Ligjin e RTK-së, procesi zgjedhor për zëvendëskryetarin e ri u zhvillua nën udhëheqjen e kryetarit aktual. Kështu, Bordi i RTK-së tanimë do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e nënkryetares së re, Albulena Mehmeti, e cila është zgjedhur me shumicë votash nga anëtarët e tjerë të Bordit.

    Mehmeti sjell një përvojë të pasur dhe përkushtim në rolin e saj, duke treguar njohuri të misionit dhe vlerave të transmetuesit publik. E provuar në fushën e menaxhimit dhe financave, ajo është një zgjedhje e duhur për të vazhduar kontributin në suksesin e vazhdueshëm të RTK-së.

    Gjatë takimit, bordi diskutoi gjerësisht edhe çështje të tjera të rëndësishme, me një fokus të veçantë në hartimin e planit të auditimit për vitin 2024 dhe formulimin e strategjisë së auditimit për tre vitet e ardhshme, bazuar në propozimet e Njësisë së Brendshme të Auditimit dhe Komitetit të Auditimit të Brendshëm. Diskutimet nënvizuan përkushtimin e bordit për të siguruar transparencën, përgjegjshmërinë dhe menaxhiminefektiv në të gjitha operacionet e RTK-së.

    RTK mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për mbajtjen e standardeve më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe shkëlqimit si media publike në Kosovë.

    Kuvendi i Kovovës me 6 dhjetor të vitit 2021 zgjodhi tetë anëtarë, ndërkaq pas hudhjes së shortit mandati dyvjeçar u është caktuar Besnik Boletinit, Arta Berishës dhe Shukrie Ramës, të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre dje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark