×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kush e ka internetin më të shpejtë në botë dhe në cilin vend është Kosova në këtë listë?

    Insajderi
    10 September 2020 - 07:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një kohë kur një zhvendosje masive për të punuar nga shtëpia ka nxjerrë në pah rëndësinë kritike të lidhjeve të shpejta në internet, ndërmjetësi i shërbimeve Cable ka publikuar një studim global të shpejtësive me bandë të gjerë në të gjithë botën.

    Për të përpiluar “Worldwide Broadband Speed ​​League 2020” të re, studiuesit testuan shpejtësinë e internetit me bandë të gjerë në 221 vende dhe territore në të gjithë botën.

    Sa i përket renditjes, Lihtenshtajni është vendi ku përdoruesit e internetit gëzojnë shpejtësinë mesatare më të shpejtë në botë, dhe ka një shpejtësi mbresëlënëse prej 229,98 Mbps, transmeton Telegrafi.

    Në fund të tabelës është Sudani i Jugut që ofron vetëm 0.58 Mbps, e cila është 394 herë më e ngadaltë se shpejtësia për Lihtenshtajnin.

    Në terma praktikë, kjo do të thotë që të shkarkosh një film 5-gigabajt me definicion të lartë, i cili do të zgjaste më pak se tre minuta në Lihtenshtajn, do të duhet më shumë se 19 orë e 31 minuta, për të përfunduar në Sudanin e Jugut.

    Ndërsa sa i përket Kosovës, ajo është në vendin e 73, Shqipëria në pozitën 104, Mali i Zi në vendin 63, Kroacia në vendin e 52 dhe Maqedonia e Veriut në vendin 109.

    Nuk është për t’u habitur, shumica e vendeve me lidhjet mesatare më të shpejtë janë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë përkatësisht të 20 dhe 34 në renditje me shpejtësi mesatare prej 71.30 Mbps dhe 52.60 Mbps.

    Këtu është lista e 10 vendeve më të mira në botë me shpejtësinë mesatare më të shpejtë të internetit:

    Lihtenshtajni
    Jeresy
    Andorra
    Gjibraltar
    Luksemburgu
    Islanda
    Zvicra
    Hong Kong
    Monako
    Hungaria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark