I pari i Prishtinës, Përparim Rama sot është vizituar nga kryetari i komunës së Aerodromit të Shkupit, Timco Mucunski.
Por, mesa duket kryetari i kryqytetit kishte dilema se kë përfaqësonte mysafiri i tij, pasi në njoftimin e tij në facebook ai e shkroi gabim pozitën madje edhe mbiemrin, shkruan Insajderi.
Kryetarit të komunës së Aerodromit, Rama iu referua si kryetar i komunës së “Aeroportit” të Shkupit.
Por, kjo nuk ishte huqja e vetme që Rama lëshoi në këtë postim, ai gaboi edhe mbiemrin e mysafirit që kishte.
Kryetarit të Aerodromit ai ia gaboi mbiemrin duke shënuar Muncunksi në vend të Mucunski.
Përndryshe, Aerodromi është një komunë në Maqedoninë e veriut me rreth 72 mijë banorë dhe nuk gjendet afër aeroportit.
Ky është postimi i përmirësuar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.