Insajderi
Zgjedhjet 2026

Kush është Afrim Selmani, biznesmeni i sukseshëm në listën për deputetë?

Insajderi
26 December 2025 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush është Afrim Selmani, biznesmeni i sukseshëm në listën për deputetë?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Afrim Selmani është një personalitet i njohur dhe i respektuar në komunën e Malishevës dhe më gjerë, i shquar për veprimtarinë e tij të gjithanshme në arsim, kulturë, sport, biznes dhe politikë. Kontributi i tij i shumëanshëm e ka bërë një figurë të rëndësishme për komunitetin lokal dhe një mbështetës të zhvillimit shoqëror.

Rruga e tij profesionale ka filluar në fushën e arsimit, fillimisht si mësimdhënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Bellanicë. Pas kualifikimit Master i Kulturës Fizike, ai ka vazhduar karrierën si profesor në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja. Përveç kësaj, ai është themelues i shkollës private London School of Kosova, e specializuar në mësimin e gjuhës angleze, informatikës dhe matematikës, duke kontribuar në ngritjen e aftësive akademike të të rinjve të komunës.

Përvoja e tij nuk kufizohet vetëm në arsim. Gjatë viteve 2000, Selmani ka qenë shef i departamentit të sportit në DKRS, ku ka ndikuar fuqishëm në zhvillimin e sportit lokal. Në vazhdimësi të këtij angazhimi, ai ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të Palestrës Sportive, duke përmirësuar kushtet për sportistët dhe të rinjtë e Malishevës.

Një arritje e veçantë e tij është themelimi i shkollës së parë të futbollit në Malishevë. Kjo iniciativë u shndërrua në bazën e krijimit të FC Malisheva, klub që sot përfaqëson me krenari komunën në Superligën e Kosovës dhe që është bërë simbol i suksesit dhe përkushtimit sportiv në rajon.

Në fushën e biznesit, Afrim Selmani renditet ndër biznesmenët më të suksesshëm në Malishevë. Që nga viti 2000 ai ka zhvilluar një aktivitet të pandërprerë ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të komunës.

Angazhimi i Afrim Selmanit në politikë ka filluar që në rininë e tij të hershme, ku ai u dallua si një aktivist i përkushtuar dhe mjaft aktiv brenda Partisë Demokratike të Kosovës. Përkushtimi dhe energjia e tij në veprimtarinë politike bënë që me kalimin e viteve të fitonte besimin e strukturave partiake, duke u bërë më pas edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Malisheve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark