Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj biznesmenit Izet Sheqiri, lidhur me rastin e madh të 400 kg kokainë që nga Brazili përfunduan në depon e kompanisë së tij “MC Foods” në Lipjan.
Në maj të vitit të kaluar, një kamion që barte 400 kilogram kokainë nga Brazili, përfundoi në depon e kompanisë “MC Foods” në Lipjan.
Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.
Kjo kompani është në pronësi të binzesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria, shkruan Gazeta Insajderi.
Këta dy biznesmen ishin bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, duke krijuar kompaninë “MC FOODS”. Insajderi ka siguruar dokumentacionin e krijit të këtij bisnesi. Sipas këtij dokumenti, Izet Sheqiri bartë 60% të aksioneve të kompanisë, derisa Bledar Halilaj 40% të tyre, shkruan Insajderi.
Veprimtaria e këtij biznesi, sipas Agjencisë së Bizneseve OpenCorporates.al kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshem ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndertimi, inerte etj.
Kompania “MC Foods”, figuron si biznes edhe në Agjencinë për regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.
Më shumë se një viti pas kapjes së drogës, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Sheqirit dhe gjashtë personae tjerë të përfshirë në këtë rast.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
E kaluara e dyshimtë kriminale e Izet Sheqirit biznesmenit që iu zunën 400 kilogramë kokainë
Rasti i 400 kilogramëve të drogës nuk është i vetmi ku është i përfshirë biznesmeni Izet Sheqiri.
Në vitin 2018 ndaj tij ishte ngritur një aktakuzë në lidhje me një pronë në lagjen Pejton në Prishtinë, dhe ai bashkë me shtetasin kosovar me nacionalitet serb, Dobrica Llaziç akuzohen për veprën legalizim i përmbajtjes së rreme, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas aktakuzës, biznesmeni Izet Sheqiri e avokati Dobrica Llaziç falsifikojnë një dokument të një gjykate në Serbi, që edhe ashtu nuk ka kompetenca për në Kosovë, dhe bëjnë një autorizim që kinse avokati Llaziç autorizohet nga pronarja e shtëpisë në Pejton, shtetase e Kosovës e nacionalitetit serb, Ramila Saviq, që ai të ia shes pronën e saj.
Prona përfundon në duart e Izet Sheqirit, derisa në rast ka edhe palë të tjera që pretendojnë se të njëjtën veçse e kishin blerë kohë më parë nga e njëjta pronare.
Nga ky dokument që e posedin InDoks del që prona nga Saviq kalon te Izet Sheqiri përmes avokatit Llaziç, dhe krejt ky transaksion, edhe pse prona ndodhet në një lagje të shtrenjtë të Prishtinës, bëhet vetëm për 9900 euro. /Gazeta Insajderi