×
Insajderi

Kokaina në Lipjan- Aktakuzë ndaj biznesmenit Izet Sheqiri dhe gjashtë të tjerëve

Insajderi
14 November 2022 - 15:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Lidhur me kapjen e 400 kilogramëve drogë që ishte gjetur në një depo në Lipjan në vitin e kaluar e që vinte nga Brazili, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj biznesmenit Izet Sheqiri dhe gjashtë personave të përfshirë në rast.

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M.

Lidhur me 400 kg dogë që u kap në depot e kompanisë“MC FOOD”, ishin arrestuar shtatë persona Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, ‘’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark