×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kush është biznesmeni serb që korruptoi kryediplomatin e Togos, këshilltari i Pacollit tregon detajet

    Insajderi
    17 January 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jetlir Zyberaj i cili ka shërbyer si këshilltar i Behgjet Pacollit gjatë kohës sa ka qenë në krye të diplomacisë kosovare ka reaguar rreth zhvillimeve të djeshme që ndërlidhen me tërheqjen e njohjes nga Togo.

    Zyberaj pretendon se në gjithë fushatën e Serbisë kundër Kosovës është i përfshirë drejtori i kompanisë “Valtacom Institue”. Vladimir Cizelj, të cilin e quan edhe “sekser i Vuçiqit dhe Daçiqit”.

    Sipas njeriut të afërt të Pacollit Cizelj është njeriu që po e shtron tepihun e kuq për diplomacinë korruptive të Serbisë, e që thotë se kjo tepih iu shtuar edhe kryediplomatit të Togos, Robert Dussey.

    Reagimi i plotë i Zyberajt:

    Drejtori i Kompanisë “Vlatacom Institute”, Vladimir Cizelj, sekseri i Vuçiqit dhe Daçiqit, i njohur për afera korruptive në shumë vende afrikane dhe me çështje gjyqësore në Botsvanë, është personi që vazhdon të shtroj tepihun e kuq për diplomacinë koruptive të Serbisë, që ka prekur edhe ministrin e Jashtëm të Togos, Robert Dussey.

    Nuk është se pritet diçka tjetër nga Serbia, ajo ka këtë formë të politikës së jashtme, duke mbështetur regjime që vrasin njerëz dhe korruptojnë diplomatë. Problemi është se në Kosovë ka nga ata që e përdorin këtë fushatë të Serbisë, e cila është kundër shtetit të Kosovës, më së shumti për sulme ndaj kundërshtarëve politikë, e ndaj Serbisë heshtin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark