×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është Hasbulla Magomedov dhe pse është bërë kaq i famshëm në rrjetet sociale?

    Insajderi
    21 May 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga viti 2020, Hasbulla Magomedov është bërë shumë i famshëm në internet dhe njihet nga njerëz në të gjithë botën. 20-vjeçari i gjatë vetëm 99 centimetra nisi të bëhej viral me videot e tij që i bënte në vendlindje, Dagestan. Ndihmë të madhe i dha edhe kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov, që pranonte të ishte pjesë e videove të Hasbullës. Sot, Hasbulla ka mbi 8.5 milionë ndjekës në Instagram. Vitin e kaluar, Hasbulla nënshkroi edhe një kontratë 5-vjeçare me UFC për të qenë ambasador i arteve marciale mikse.

    Hasbulla vuan nga një çrregullim gjenetik që quhet akondroplazi. Pamja e tij prej fëmije të vogël vjen nga fakti që ka një numër të pamjaftueshëm hormonesh të rritjes në organizëm.

    Ky çrregullim nuk është i trashëgueshëm, por mund të jetë prezent që në lindje ose të shfaqet më vonë gjatë fëmijërisë. Gjithsesi, pavarësisht këtij handikapi fizik, rusi ka shfrytëzuar faktin që nuk është as 1 metër i gjatë për të bërë video virale. Ai shfaqet në makina sportive, në prehrin e shokëve të tij, ose duke u ndeshur me burra shumë më të mëdhenj në trup se ai. Sa i përket pasurisë së Hasbullës, nuk dihet me saktësi se sa është ajo, por mendohet se mund të jetë e konsiderueshme, duke parë se shihet shpesh me makina luksoze, duke udhëtuar me avionë privatë apo me jahte të shtrenjta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark