“Kush është? – Jam unë princi yt”, Princi Harry humb në Londër dhe troket në dyert e gabuara – pamjet bëhen virale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kush është? – Jam unë princi yt”, Princi Harry humb në Londër dhe troket në dyert e gabuara – pamjet bëhen virale

    Insajderi
    10 May 2025 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skenë që duket si pjesë e një komedie britanike është bërë realitet në rrugët e Londrës.

    Princi Harry është parë duke u endur në lagjen Fulham, ku më së paku tri herë ka trokitur në dyer të gabuara, duke kërkuar adresën e saktë.

    Një nga momentet është kapur edhe nga një kamerë dere, ku Harry shfaqet i hutuar dhe dukshëm i pasigurt për vendndodhjen e tij. Banorët e befasuar nuk e besonin sytë kur përballë tyre u shfaq vetë Duka i Sussex-it.

    Kjo situatë komike vjen në një periudhë të tensionuar për princin, i cili është në përballje ligjore me autoritetet britanike pas vendimit për t’ia hequr sigurimin e armatosur gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Harry ka shprehur shqetësimin se ndihet i pambrojtur, sidomos kur udhëton me familjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark