Kush është “Kaça”, bosi shqiptar i kontrabandës në veri i arrestuar sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është “Kaça”, bosi shqiptar i kontrabandës në veri i arrestuar sot

    Insajderi
    11 August 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besim Zeqiri i njohur me nofkën “Kaça” është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Përpos tij janë arrestuar edhe katër persona të tjerë në rrethinën e komunës së Zubin Potokut.

    Gjatë këtij rasti po ashtu ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Ngjarja, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka filluar pas tentimit për ndalim të disa veturave.

    Veturat në fjalë dyshohet se po kontrabonin mallra, përderisa Elshani ka thënë se zyrtarët e PK-së kanë arrestuar pesë të dyshuar e kanë konfiskuar një kombi e tri vetura.

    Tutje ai ka thënë se hetimet rajonale po merren me rastin, i cili është cilësuar si sulm ndaj personave zyrtar, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.

    “Si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar, më 11.08.2023, rreth orës 03:20, bazuar edhe në informata që ka poseduar policia, ka reaguar në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulëm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë, janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”, njoftoi PK.

    Kush është Besim Zeqiri – Kaça?

    Besim Zeqiri ishte njëri nga pesë personat për të cilin Policia e Kosovës në tetor të vitit 2021 kishte kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

    Ai dyshohej se merrej me kontrabandë me mallra të cilat hynin nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.‘Kaça’ tashmë është person i njohur për Policinë e Kosovës.

    Ai në vitin 2018 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale pas disa vitesh të qëndrimit në arrati, por më pas ai ishte liruar.

    Ndërsa, së në muajin gusht të vitit 2021, ai i ishte arratisur Policisë së Kosovës dhe ndjekja e tij ishte bërë në Zveçan.

    Gjatë ndjekjes së tij ishin lënduar edhe disa zyrtar policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark