Insajderi
Lajme

Kush është personi tjetër në kërkim dhe sa persona përfshihen në hetimin e nisur nga Prokuroria e Prizrenit?

Insajderi
08 January 2026 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush është personi tjetër në kërkim dhe sa persona përfshihen në hetimin e nisur nga Prokuroria e Prizrenit?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përveç arrestimit të ish-drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të ish-shefit të financave të BKS-së, Valon Berishës.

Sipas burimeve të Insajderit, Berisha dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe realizimin e transaksioneve financiare gjatë periudhës kur janë kryer pagesat e dyshimta që kapin vlerën mbi 1 milion euro, përmes xhirollogarive të BKS-së.

Hetimi i udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit është i gjerë. Rreth 40 persona pritet të trajtohen nga organet e hetuesisë.

Autoritetet janë duke zhvilluar veprime hetimore intensive për lokalizimin e Valon Berishës, ndërsa burimet theksojnë se hetimi pritet të zgjerohet edhe më tej, bazuar në gjetjet financiare dhe dëshmitë që janë siguruar deri më tani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark