×
  • Showbiz
  • Show

    Kush ia menaxhon faqen Maestros? Kërcënimi i hapur për pilotin, pas akuzave të tij ndaj produksionit

    Insajderi
    22 February 2023 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një dron i dërguar në “Big Brother Vip” për Armaldo Kllogjerin, solli një reagim të ashpër nga piloti Arbër Xhaja.

    Piloti Arbër Xhaja, i cili u bë i famshëm edicionin e kaluar në “Big Brother Vip”, ka hedhur akuza të rënda ndaj produksionit të reality-show-t.

    Sipas tij, ka qenë produksioni ai i cili ka dërguar dron për Maestron në “Big Brother Vip”, pasi ai nuk ka marrë asnjë kërkesë për t’i dërguar atij një surprizë të tillë.

    “Piloti i Zemrës”, shtoi se ka marrë kërkesa për t’i dërguar dron Bledit, Oltës, Kiarës dhe Luizit, por asnjë kërkesë për Maestron.

    Por, në “Instagram-in” e Maestros, i cili thuhet menaxhohet nga bashkëshortja e tij, Aida, ka ardhur një kundërpërgjigje, e cila duhet thënë që nuk është aspak miqësore.

    Në një foto të një droni që ka publikuar në Instastory, shkruhet: “Parashutisti i Monikës”, drona kanë të gjithë o yll bote, Po të dije kush ia menaxhon profilin Maestros, nuk do dilje lart e poshtë me këto deklarata”.

    Piloti, është përgjigjur këtij postimi me një ironi:

    Më tej në një tjetër postim, Arbër Xhaja, ka shpërndarë story-n e një faqeje, e cila shkruan: “Bëji të fala Maestros se ka mbyllur tag-un.”

    Krahas këtij postimi, piloti shkruan: “Jo, unë i bëj të fala atij ose asaj që menaxhon faqen e Maestros, se ai i shkreti për pak famë ka hyrë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark