Kush ishte Andrey Karlov? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kush ishte Andrey Karlov?

    Insajderi
    19 December 2016 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Andrey Karlov, ambasadori i Rusisë në Turqi u qëllua për vdekje në një ekspozitë të artit të hënën.

    Karlov, i cili u emërua si ambasador i Moskës në Ankara që nga korriku i vitit 2013, ishte i martuar dhe kishte një djalë, sipas ambasadës ruse.

    Ai kishte shërbyer si ambasador në një kohë të përçarë të raporteve të Rusisë me Turqinë, pasi forcat turke rrëzuan avion luftarak rus pranë kufirit me Sirinë në nëntor të vitit 2015.

    Në vazhdën e atij sulmi, Karlov akuzoi Turqinë për nxitjen e një fushate anti-Rusi, në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse e lajmeve TASS.

    “Kohët e fundit, Turqia shpeshherë po bën akuza të pabaza, në veçanti, kur tha se avioni ushtarak i Rusisë thuhet se shkeli hapësirën ajrore”, tha ai kohë më parë.

    Richard Moore, homologu britanik i Karlovit në Turqi, reagoi në Twitter për vrasjen e Karlov. Ai e përshkroi ambasadorin rus një njeri “me pak fjalë dhe profesional”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark