Kush ishte gjenerali Kirillov i vrarë me bombë në mes të Moskës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kush ishte gjenerali Kirillov i vrarë me bombë në mes të Moskës

    Insajderi
    17 December 2024 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet ukrainase të sigurisë kanë marrë përgjegjësinë për operacionin e sofistikuar për vrasjen e Igor Kirillovit në Moskë.

    Sipas BBC-së, një skuter elektrik i mbushur me eksploziv ka shpërthyer kur Kirillov dhe asistenti i tij u afruan te ndërtesa ku ishte vendosur skuteri elektrik.

    Shërbimet ukrainase të sigurisë kanë deklaruar se Kirillov ishte cak i mirëmenduar për shkak se ishte kriminel lufte që dha urdhër për përdorimin e armëve kimike kundër ushtrisë ukrainase.

    SBU-ja ka pretenduar se armët kimike janë përdorur në Ukrainë më shumë se 4 mijë e 800 herë qëkur Rusia nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurtin e vitit 2022.

    Ky shërbim e ka akuzuar gjeneralin rus Kirillov për krime lufte.

    Koloneli ukrainas Artem Vlasiuk ka thënë se më shumë se 2 mijë ushtarë ukrainas janë hospitalizuar nga helmimi kimik.

    Sipas SBU-së, forcat ruse kanë lëshuar bombat kimike nëpërmjet dronëve.

    “Granatat kimike” lëshojnë gaz që irritojnë sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

    Në muajin tetor, Mbretëria e Bashkuar kishte sanksionuar Kirillovin dhe e kishte bërë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme ruse


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark