Rasim Thaçi, i njohur me nofkën Cima, ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Covid-19.
Thaçi ishte një aktor i njohur i humorit kosovar që kishte lindur më 12 korrik të vitit 1949.
Ai ishte 71 vjeçar, i lindur në fshatin Vukovc dhe vazhdimisht shprehte nostalgjinë për këtë fshat.
Cima ka përfunduar shkollën e mesme në Prishtinë – dega ndërtimtari.
Rasim Thaçi ka qenë edhe futbollist derisa ka kryer edhe Fakultetin e Kulturës Fizike.
Në vitet 1980-1998 ai ka qenë mësimdhënës derisa njëkohësisht zhvillonte karrierë prej futbollisti.
Njëkohësisht ai nisi edhe karrierën prej humoristi në Radiotelevizonin e Prishtinës [RTP].