Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, nga ku do të përcaktohen edhe kryetarët e mandateve të reja nga të gjitha komunat.
Plot pesë kandidatë nga pesë subjekte të mëdha politike i kanë hyrë garës për të parin e kryeqytetit, teksa vetëm disa prej tyre kanë zhvilluar deri më tashmë fushatë elektorale.
Pothuajse të gjithë janë të njohur me karrierën dhe profesionin e gjithë secilit, por më pak mund të jenë të njoftuar me jetën e tyre private.
Merita Kasumi – Vitia
Merita është bashkëshortja e ish-Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili dha dorëheqje nga ky post vetëm e vetëm që t’i përkushtohet garës komunale.
Ajo me profesion është doktoreshë njëlloj si bashkëshorti, teksa studimet i ka mbaruar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës.
Aktualisht, Kasumi-Vitia punon si mjeke në një nga spitalet private në Prishtinë.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve të quajtur Edi dhe Joni.
Kristale Ivezaj-Rama
Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, arkitektit Përparim Rama.
Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.
Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Ëalls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.
Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.
Arizona Bërdynaj-Ismaili
Arizonë Bërdynaj–Ismaili është bashkëshortja e kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili.
Profesioni i saj lidhet me marketingun. Ajo aktualisht ushtron profesionin si shefe e sektorit të shitjeve në kompaninë vendore “Kujtesa” – siç citohet sipas biografisë së saj në platformën sociale, LinkedIn.
Në të kaluarën, Arizona ka qenë pjesë e kabinetit të Ish-Ministres së Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha.
Çifti jetojnë së bashku në Prishtinë dhe janë prindër të një djali dhe vajze të quajtur Uma dhe Omer.
Lola Muçaj-Haradinaj
Ajo është bashkëshortja e kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjeneralit Daut Haradinaj.
Lola me profesion është moderatore dhe ka prezantuar disa programe të ndryshme në Kosovë.
Aktualisht ajo moderon emisionin e quajtur “VIP Dado” në Top Channel, në Shqipëri.
Muçaj-Haradinaj ka treguar në intervista të ndryshme se ëndrra e aj e madhe ka qenë gjithmonë muzika, por që njohja me Dautin e la larg nga kjo aspiratë.
Lola është komentuar shpesh herë në media dhe rrjete sociale edhe për paraqitjet e saj atraktive përmes fotografive.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.
Antoneta Coli-Mehmeti
Antoneta është gruaja e kandidatit për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti.
Gëzim Mehmeti, i cili zëvendësoi kandidatin paraprak të pacertifikuar nga KQZ, Selim Pacollin, me bashkëshorten vite më parë u kthyen nga Gjermania në kosovë për të jetuar pas shumë vitesh.
Coli-Mehmeti është koordinatore e financave për fondacionin gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” në Prishtinë.
Çifti janë prindër të një vajze, të quajtur Janina.
Çifti jetojnë në Prishtinë që nga viti 2014, kur edhe u kthyen nga Gjermania./Telegrafi