×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush janë dy Elshanët që përmenden në Dosjen e ‘Fajdexhinjve të Pejës’?

    Insajderi
    06 March 2022 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në dosjen e siguruar nga “InDoks”, në mesin e të dyshuarve për ‘fajde’ në Pejë përmend edhe Labinot Elshani e Rexhep Elshani.

    Një tjetër person që pëmendet në dosjen e Prokurorisë është edhe Alush Bajraktari nga komuna e Pejës.

    Alush Bajraktari është personi që viktimën M.I e dërgoi tek Labinot Elshani.

    Dosja thotë se gjatë vitit 2019 e tutje në Pejë, duke qenë në dijeni se i viktima M.I ndodhej në krizë financiare dhe në detyrime të fajdeve ndaj të dyshuarve të tjerë, ia ofron një veturë BMË X5 të cilën ia llogaritë në vlerë prej 45 mijë euro, ndërsa i dëmtuari e merr të njëjtën dhe ia jep të pandehurit Petrit Kastrati në emër të borxhit të fajdeve i cili ia vlerëson 35 mijë euro.

    Pasi që viktima dështon t’ia paguaj borxhin, Alush Bajraktari i shkon në orët e vona tek shtëpia duke e kanosur seriozisht të dëmtuarin se do t’ia shkaktojë një të keqe, e duke e detyruar që së bashku të shkojnë tek Labinot Elshani dhe nga i njëjti merr 10 mijë eurove me kamat mujore prej 10% të cilën shumë ia jep menjëherë Alush Bajraktarit, ndërsa me pas i dëmtuari detyrohet para me fajde tek të dyshuar të tjerë e ku të pandehurit në fjalë ia jep edhe një shumë prej 5 mijë eurove, mirëpo që më tutje në pamundësi të kthimit të parave tjera detyrohet që të njëjtit t’ia kthej veturën e marr BMW X5 të cilën i pandehuri ia vlerëson në shumë prej 35 mijë eurove, duke mos ia llogaritur fare shumën e pareve të marr në vlerë prej 15 mijë eurove që viktima ia kishte paguar.

    Rreth këtij borxhi, dhe pasi që e kishte dërguar viktimën tek Labinot Elshani, i cili po ashtu i mori para në emër të kamatës viktimës, në dosje si i dyshuar është futur edhe Labinot Elshani.

    Duke ditur gjendjen e rëndë financiare të viktimës, në lojë sipas Prokurorisë kishte hyrë edhe një punëtor i tij, Kujtim Berisha i cili i thotë se mund ti gjejë para nga tezaku i tij, në këtë rast Rexhep Elshani.

    Dosja thotë se Rexhep Elshani ia jep 6 mijë euro me një kamatë prej 12 përqind në muaj. Thuhet se vetëm në emër të kamatës viktima pagoi për këtë borxh 7200 euro derisa Kujtim Berisha ishte kujdesur që Rexhep Elshani të mos takohej në këtë periudhë me viktimën.

    Në dosje janë përshkruar dhe të bëmat, sipas Prokurorisë edhe të personave të tjerë, dhe përfitimet që ata kanë arritur që ti krijojnë përmes krimit të fajdeve. Për këtë, seanca në të cilën Gjykata nuk e lejoi ekipin e InDoks që ta përcillte as me prezencë e as me kamerë, ishte për të marrë vendim që t’iu bllokoheshin prona, xhirollogari e asete të të dyshuarve.

    Procesverbali i kësaj seance që u mbajt larg syve të publikut që e që e ka siguruar InDoks zbulon pasuri marramendëse të të dyshuarve.

    Por, mbrojtësit e tyre po pretendojnë që Prokuroria nuk ka prova.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark