Në ditën e sotme zyrtarë policorë kanë bastisur Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Bastisja dhe arrestimi i dy zyrtarëve të kësaj ministrie është bërë nën dyshimet se janë përfshirë në keqpërdorim e rezervave shtetërore.
Hafiz Gara është drejtori në Departamentin e Rezervave Shtetërore të Mallrave, ndërkaq më parë ka qenë Kryeshef i Agjencisë së Standardizimit në MINT.
I arrestuari tjetër është Irfan Lipovica.
Të njejtin në maj të këtij viti, ministrja Rozeta Hajdari e kishte shkarkuar nga Pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.
Lipovica është kthyer në pozitën që e ka pasur më herët, shef i Departamentit të Integrimeve Evropiane.