×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush janë Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviç – dy serbët e vendosur në listë të zezë nga Amerika?

    Insajderi
    19 December 2021 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti amerikan i thesarit ka renditur një listë të gjatë biznesesh e individësh të cilët iu nënshtrohen tash e tutje sanksioneve amerikane. Pashmangshëm aty është nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, dhe i dyshuari për kontrabandë në Veri për kohë të gjatë, Zvonko Veselenovic, të dy të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Si dhe njerëz të tjerë përreth tyre.

    Kompania “RAD”, e ndërlidhur me Radojçiqin që është përmendur në këtë raport amerikan, është kontraktor madje edhe i Qeverisë së Kosovës, por edhe për shumë tenderë, është kontraktor i komunave, e me theks të veçantë i atyre me shumicë serbe.

    Emri i Milan Radojçiqit, pos me kontrabandë, tenderë, ndikim politikë, emri i lidhet me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.

    Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinovic, i njohur si ‘baba i urës së Ibrit’.

    Pos shtetit amerikan, edhe vet shteti serb i ka hetuar këto dy fytyra të botës së krimit në Veri.

    Një raport i shërbimit sekret serb, BIA që ishte pjesë e dosjes së Veselinoviqit e që e ka siguruar InDoks thotë se ky shërbim ka fakte se Veselinoviq e Radojçiq janë liderë të grupit kriminal në veri të Kosovës e që ka lidhje të fuqishme me shumë persona nga Serbia dhe bota e jashtme dhe për një periudhë të gjatë kohore ndërmerr aktivitete të tregtisë ilegale me narkotik, kontrabandë me armë, municion shpëlarje të parave.

    BIA konstaton se Veselinoviçi drogën e merr nga shqiptarët, derisa atyre iu sjell në Kosovë armë ilegale.

    “Pjesa më e madhe e armatimit dhe municionit të me të cilat Veselinoviqi furnizohet në Serbi në mënyrë ilegale i e shpërndan në hapësirën e Kosovës me ndërmjetësimin e Ismet Osmanit-Currit, i cili, për këtë qëllim, e ka lidhur me anëtarët e grupeve kriminale nga rajoni i pjesës jugore të Mitrovicës”, thuhet në këtë raport që është deponuar në Gjykatë.

    Shërimi serb thotë se Veselenoviçi e përdorte Veriun e Kosovës madje edhe për të mashtruar Serbinë, pasi që nafta që dedikohej pa taksë nga Serbia për serbët në veri të Kosovës ai e ri-shiste në Jug të Serbisë pastaj si të kontrabanduar. Për këtë ai e ka përdorur firmën “Knez Petroll”.

    Raporti thotë dhe se Veselinoviçi një pjesë e parave të fituara me krim i plason në rrjedhe legale financiare, me investime në ndërtimtari në Veri të Kosovës apo në blerje të patundshmërive në Serbinë qendrore, si dhe duke i dhënë ato para me fajde.

    Edhe EULEX kishte krijuar dosje të veçantë për Veselinoviç, e kishte mbledhur copëza të historisë kriminale të Millan Radojçiqit, që ktheheshin pas që në vitin 2003.

    Zvonko Veselinoviç i njohur në Kosovë dhe në Serbi për kontrabandë me derivate të naftës, me tekstil, vetura dhe mekanizëm tjetër të rëndë është i njohur edhe për faktin se ishte gjetur në grupin e njerëzve të cilët pengonin kalimin e shqiptarëve nga jugu në veri të Mitrovicës dhe i cili ishte organizatori kryesor për vendosjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në korrikun e vitit 2011.

    Emrat e dyshes, Radojçiq e Veselenoviç pashmangshëm përmend edhe me bizneset e emrat e personave të tjerë të përfshirë në listën e zezë nga departamenti amerikan.

    InDoks | #BlackList Kosova – Mafia e Veriut (II) – Dokumentari i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark