×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush janë Valon e Petrit Kastrati që përmendet në dosjen e ‘Fajdexhinjve të Pejës’?

    Insajderi
    06 March 2022 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në dosjen e “Fajdexhinjve të Pejës”, të cilën e ka siguruar InDoks, përmenden edhe Valon Kastratit e Petrit Kastratit.

    Në mesin e  17 personave të arrestuar për fajde me 22 shkurt, figuron edhe Valon Kastrati.

    Të njëjtën veturë që e kishte blerë viktima M.I nga Kismet Krasniqi sipas prokurorisë, ai detyrohet t`ia shes një pale tjetër në shumën prej 10 mijë euro.

    Nga shumë prej 10 mijë euro, 4000 mijë euro i merr, në këtë rast ishte Valon Kastrati sipas prokurorisë. Ndërsa 6000 euro të veturës i merr viktima.

    Dosja e përshkruan që Kastrati, që kishte qenë në burg për dhe me të dalë nga burgu e kishte detyruar viktimën M.I. që t’ia jepte hiç më pak se 20 mijë euro dhe atë në emër të kinse një borxhi që viktima ia paska pasur një personi krejt tjetër.

    Në një pjesë të dosjes prokuroria e përmend Valon Kastratin që për një kinse borxh e kanë detyruar viktimën e njëjtë bashkë me Petrit Kastratin.

    “Petrit Kastrati gjatë vitit 2018 e në vazhdimësi në Pejë, kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe përvojën e duke përfituar kështu shumë të mëdha parash nga i dëmtuari M.I. në atë mënyrë që kur i dëmtuari ishte shtrënguar nga Driton Podrimqaku që t’ia paguaj shuma të mëdha parash në emër të fajdes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë,

    “Nga i pandehuri Petrit merr 15 e për 15 prej 5000 euro borxh me kamatë mujore prej 4% të cilit arrin t’ia paguajë vetëm për një muaj interesi prej 500 eurove, kur më pas nuk ka mundësi të paguajë , pastaj për të njëjtat arsye nga i njëjti detyrohet të marri edhe shumën prej 10 mijë eurove gjithashtu me interes prej 4% në muaj meqë nuk e përballon këtë shumë të interesi nga rrethi që ia kishin bërë të pandehurit këtu Driton e të tjerët”.

    Dosja thotë që pastaj Petrit Kastrati i telefon viktimës dhe i thotë se tani shumë e detyrimit është rritur në 20 mijë euro e më pas shkon tek i dëmtuari dhe i thotë se “nga sot i ka 1000 euro ditën” dhe se shumë e borxhit dhe kamatave tani ka arritur vlerën prej 55 mijë erove dhe i thotë se “po ta ndali interesin”, kur nga i dëmtuari kishin arritur që të marrë shumën prej 26 mijë e 800 euro në emër të kamatës.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark