×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kush paguan kur përplasesh me pilot automatik?

    Insajderi
    20 May 2016 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Një shofere amerikane që është përplasur teksa udhëtonte me makinën elektronike “Tesla”, të drejtuar nga një pilot automatik, refuzon të mbajë përgjegjësi për aksidentin. Por a mund të fajësohet kompjuteri?

    Ajo thotë se teksa ecte në autostradë, makina përpara saj ndaloi papritur dhe piloti automatik nuk arriti të frenojë në kohë.

    Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë “Tesla” deklaruan në një konferencë të mbajtur para një jave se sado që piloti është automatik, shoferët janë të udhëzuar të mos i largojnë asnjëherë duart nga timoni.

    Makinat elektronike dhe me pilotë automatikë nuk duken më dhe aq larg në të ardhmen. Vetëm pak ditë më parë, Google njoftoi se do të paguante 20 dollarë në orë personat që do të përdornin makinat e tyre me pilot automatik, për t’i testuar në jetën e përditshme brenda shtetit të Arizonës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Teknologji
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark