“Kush tha qe o’krizë”, Buta krenohej me blerjen në kohë pandemie të Mercedesit që çoi në vrasjen e shokut të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kush tha qe o’krizë”, Buta krenohej me blerjen në kohë pandemie të Mercedesit që çoi në vrasjen e shokut të tij

    Insajderi
    30 May 2022 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 27 mars, të këtij viti kishte marrë flakë vetura e këngëtarit “Buta”, nga e cila duket se nisi i gjithë problemi që çoi deri tek vrasja e Gazmend Hysenit i njohur si “Strella”.

    Veturën dyshohet se e bëri shkrumb e hi Gazmend Hyseni, i cili u vra nga shoku i tij, Qëndrim Jonuzi që e thërrasin “Reefa”, e që është edhe vëllai i këngëtarit “Buta”.

    Insajderi kishte sjellur ekskluzivisht pamje nga djegia e veturës

    Se kjo është një nga arsyet e vrasjes e konfirmoi edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nuk dihet saktë se sa i ka kushtuar Butës blerja e këtij Mercedesi në kohë pandemie. Nuk dihet se a është paguar në kesh apo nëpërmjet bankës.

    Insajderi ka pyetur në Auto Sallonin “Sherreti” qe ia shiti reperit këtë veturë. Por, ata nuk kanë treguar detaje.

    “Çdo informat për klientët tanë është konfidenciale”, kjo ishte përgjigja e tyre për Insajderin.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark