×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë policinë

    Insajderi
    06 March 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për arrestimin e një personi, që dyshohet për vjedhje të kryer në janar të këtij viti.

    Policia ka publikuar një fotografi të të dyshuarit dhe ka kërkuar që kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin janar, 2024. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark