Tenderin prej 400 mijë euro në Komunën e Prishtinës e ka fituar kompania “Milenium Contruction” Shpk. Kjo kompani është pronë e Milaim dhe Misim Aliut, kushërinjve të afërt të Fadil Aliut-Herticës. Ky i fundit është zyrtar i lartë në Komunën e Prishtinës, por njihet edhe si mbështetës i Ramës në fushatën zgjedhore.
Gazeta Insajderi
Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratën për “Ndërtimi i kolektorit të vazhdimi i rrugës B”.
Kjo kontratë kap vlerën prej 400 mijë euro.
Kompania që u shpërblye me tender është Milenium Contruction” Shpk dhe Ilea-Gr SH.P.K.
Milenium “Contruction” Shpk, ka për pronar Milaim dhe Misim Aliun, kushërinjt të afërt të Fadil Aliut-Herticës. Ky i fundit shihet edhe në postime në Facebook teksa darkon shpesh me kushërinjtë e tij.
Ky nuk është tenderi i vetëm i fituar nga “Milenium Contruction” në Komunën e Prishtinës, pasi Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më parë për tenderet që iu dhanë kësaj kompanie.
Në kontratën që e kanë fituar më 9 shtator 2022 , “Milenium Contruction” Shpk, e ka marrë 76 mijë e 450 euro nga buxheti i komunës së Prishtinës. Tenderin tjetër Milaimi dhe Misimi e kanë fituar më 27 shtator, vlera e të cilit ishte 87 mijë e 215 mijë euro, derisa një ditë më pas janë shpërbyler me kontratën tjetër shifra e të cilës është 45 mijë euro.
Kush është Fadil Aliu-Hertica?
Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu- Heretica ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në shtator të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka punësuar rreth 10 persona në Qendrën për Punë Sociale.
Gazeta Insajderi kishte raportuar se si i pari i Prishtinës, Përparim Rama iu kishte dhënë tender vëllezërve Hertica, duke ua kthyer kështu ndihmën që biznesmenët ia kishin dhënë gjatë fushatë zgjedhore 2021.
Heretica është një nga njerëzit me të afërt të Përparim Ramës.
Tentativat e akterëve kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta ‘rehatuar’ Fadil Aliun e Herticëve nuk kanë qenë të pakta.
Më 19 tetor të 2020-ës, Qeveria Hoti e pati emëruar Fadil Aliun si anëtar të bordit të përkohshëm të Postës së Kosovës, i cili më pas u shkarkua pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit.
Aliu- Hertica ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit të 2017-ës. Kishte arritur të marrë vetëm 2 mijë e 841 vota.
Aliu që nga viti 2005 është pjesë e Institutit Riinvest, fillimisht si hulumtues, pastaj nga viti 2007 si hulumtues i lartë, nga viti 2009 si prodekan për mësim, ligjërues dhe drejtor menaxhues, në vitin 2012 ai ka marrë pozitën e drejtorit financiar në këtë Institut dhe ka vazhduar të jetë ligjërues.
Në vitin 2013 Aliu është emëruar drejtor i Departamentit Ekonomik dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues.
Nga tetori i vitit 2014 ai është ligjërues në Kolegjin Riinvest. Ai ligjëron lëndët “menaxhimi i bankave dhe operacionet financiare”, “menaxhmenti financiar”, “makroekonomia” si dhe “statistika për ekonomistë”.
Me 7 dhjetor, Përparim Rama ka pranuar detyrën e postit të kryetari të Komunës së Prishtinës. Rama arriti të fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind.