×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Kushëriri i burrit të Mimoza Kusarit gati për tu bërë drejtor i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, herën e parë si plotësoi as kriteret

    Insajderi
    06 May 2022 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I afërmi i Mimoza Kusarit, në familje e parti, Albert Lila pritet që së shpejti të bëhet drejtor i Mjekësisë së Punës në Gjakovë, pasi që ka mbetur i vetmi kandidat në garë. Por i njëjti në konkursin e parë për këtë pozitë as nuk i plotësonte kriteret e kërkuara.

    Albert Lila, ish-kandidat për deputet nga radhët e partisë Alternativa dhe kushëri i bashkëshortit të Mimoza Kusari-Lilës, ia ka mësyrë garës për drejtor në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

    Më 14 mars të këtij viti, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka rishpallur konkurs për katër drejtorë, atë të Spitalit të Gjakovës, Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë, Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë dhe Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive.

    Pjesë e këtij konkursi ishte edhe kushëriri i burrit të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Albert Lila, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lila konkurronte për pozitën e drejtoritë në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.

    Mirëpo, në dokumentin zyrtar të ShSKUK-së të siguruar nga Gazeta Insajder, gjinekologu Albert Lila del të jetë pjesë e listës së kandidatëve të cilët nuk i plotësojnë kriteret e konkursit.

    Por, edhe përkundër këtij vendimi, Lila nuk ishte penguar që të marrë pjesë në testin me shkrim të këtij konkursi.

    Gjinekologu Lila më 29 prill të këtij viti i ishte nënshtruar testit me shkrim.

    Sipas dokumenteve që posedon Gazeta Insajderi, në rezultata përfundimtare të testit me shkrim kushëriri i Mimoza Kusari- Lila arriti të mbledh vetëm 28 pikë, kurse njëri kundër kandidat abstenoi dhe tjetri mungoi.

    Kështu, gjinekologu Lila në fazën e fundit të konkursit e që është invervistimi me gojë pritet ta ketë më të lehtë puësimin, pasi nuk ka asnjë kundër kandidatë që do ta rrezikonte marrjen e kësaj pozite.

    Ndonëse, në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi, Albert Lila edhe në konkursin e parë kur kishte aplikuar për këtë pozitë, figuron në listën e personave që nuk i plotësojnë kriteret.

    Aty thuhet se Lilës i mungon specializimi adekuat.

    Gazeta Insajderi ka pyetur edhe gjinekologun Albert Lila se çfarë kishte plotësuar që në konkursin e dytë arrin t`i nënshtrohet testit me shkrim.

    Në përgjigjen e tij, Lila ka thënë se në konkursin e parë pritoritet kishin specializant nga fusha e Mjekësisë së Punës, po me mungesë të kuadrove është marrë në konsideratë fusha e tij.

    “Konkursi i parë i ka jep prioritet specializimin nga fusha Mjekësia së Punës. Në mungesë të kuadrove me këtë specializim, mund të merren në konsideratë edhe specializimet nga fushat tjera siç është rasti me mu”, ka thënë Lila për Insajderin.

    I pyetur se a ka ndikuar afërsia me deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila që të kualifikohej në fazën e parë për pozitën e drejtorit në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, Lila ka mohuar një mundësi të tillë.

    “Mohoj kategorisht mundësin e ndikimit nga ana e Zj Mimoza në këtë rast. Unë e kam kushëri burrin e Mimozës”, thuhet në përgjigjen e tij.

    Albert Lila, ka qenë edhe kandidatë për deputet në zgjedhjet e vitit 2017, nga radhët e “Alternativës” së Mimoza Kusari – Lilës. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark