×
  • Lajme
  • Analiza

    “Kushte jo të mira ekonomike” para syve të gjykatës- kjo është pasuria e Rozeta Hajdarit

    Insajderi
    24 April 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë në aktgjykimin ndaj aksidentimit të një të miturës vjet e kishte vlerësuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si person me “gjendje jo të mirë ekonomike”. Madje, këtë ia kishte përcaktuar edhe si rrethanë lehtësuese kur e kishte dënuar me gjobë. Mirëpo, a është në të vërtetë Hajdari në “gjendje jo të mirë ekonomike”? Ministrja Hajdari ka deklaruar pasurinë e saj, ku ka thënë se merr 1,500 euro

    Në aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë të tetorit të vitit të kaluar, për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Insajderi, thuhej se “…si rrethana lehtësuese mori sjelljen korrekte të pandehurës, cila ka shprehur keqardhje për aksidentin e ndodhur, si dhe ka shprehur keqardhje ndaj të dëmtuarës, si dhe ndaj të ëmës të dëmtuarës, si dhe ndaj familjes së dëmtuarës, kushtet ekonomike të saj…”.

    Ministrja me “gjendje të rënduar” ekonomike në deklarimin e pasurisë për këtë vit thotë se i merr në total 18,950 euro në vit. Ndërkaq, nga mëditjet ka marrë mbi 1,500 euro.

    Ajo ka të deklaruara edhe 2,234 euro si kursime që ka nga paga.

    Hajdari ka të deklaruar edhe një biznes “N.SH ‘R&V Consulting'”, mirëpo që s’ka treguar për vlerën në euro. Aty figuron si zotëruese e të gjitha aksioneve.

    Në aktgjykim thuhet se ministrja Hajdari është obliguar që të paguajë shumën prej 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit dhe shumën prej 900 euro për super-ekspertizë dhe për ekspertizë mjeko -ligjore të paguajë shumën prej 50 euro.

    Gjykata e Apelit në fund të këtij viti ka refuzuar ankesën e ministres Rozeta Hajdari, ndërsa ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte dënuar me 200 euro gjobë lidhur me aksidentin ku ishte goditur me veturë një fëmijë.

    Ministrja Hajdari, përmes avokatit Alban Makolli, kishte ushtruar ankesë me pretendimet për shkelje esenciale të dispozitave të procedurës së kundërvajtjes, aplikimit të gabuar të ligjit material, vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimit për shpenzimet e procedurës kundërvajtëse.

    Sipas ankesës, pretendohej se është bërë vlerësim i gabuar i fakteve për shkaktarin dhe shkaqet e aksidentit.

    Ministrja Hajdari ishte ankuar edhe për obligimin që t’i paguajë shpenzimet e super-ekspertizës dhe ekspertizës së komunikacionit, me arsyetimin se super-ekspertiza nuk është nxjerrë me propozimin e saj por me urdhrin e gjykatës, andaj shpenzimet shtesë nuk mund t’i atribuohen asaj.

    Gazeta Insajderi raportoi edhe për shpenzimet e Hajdarit nga janari deri në nëntor të vitit që shkoi. Nga të dhënat e prezantuara nga MINT-i, Rozeta Hajdari. 770 euro del se i ka shpenzuar vetëm ajo nga buxheti i shtetit për telefoni mobile.

    Ndërkaq, për ushqim dhe mëditje për të njëjtën periudhë, Hajdari figuron t’i ketë shpenzuar 596 euro.

    Për akomodim, Hajdari ka të harxhuara 952 euro. Për “shpenzime të tjera” 216 euro.

    Hajdari më 2022-ën, është dënuar me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark