Kushtet klimatike, shkaktuan dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kushtet klimatike, shkaktuan dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore

    Insajderi
    23 July 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për bujqësinë në Kosovë, kushtet klimatike sivjet nuk kanë qenë edhe aq të përshtatshme. Për shkak të reshjeve të shpeshta dhe vërshimeve, ka pasur dëme të mëdha në shumë kultura bujqësore. E, për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, është vonuar edhe procesi i mbjelljeve pranverore.

    Përveç rritjes së çmimeve të karburanteve dhe imputeve bujqësore, bujqit në këtë sezon pranverore, janë përballur edhe me kushte jo të favorshme klimatike. Si pasojë e temperaturave të ulëta, reshjeve të mëdha dhe vërshimeve, janë dëmtuar edhe kultura të ndryshme bujqësore.

    Kulturat që kanë pasur ngecje në zhvillim apo janë dëmtuar për shkak të reshjeve apo të ftohtit, kanë qenë shalqiri, speci, trangulli, misri, kungulli, gruri, patatet, qepët, domatet e të tjera.

    Driton Krasniqi nga Krusha e Madhe e Rahovecit, sivjet nuk pretë që të ketë fitim nga bujqësia, pikërisht për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike.

    “Domatet janë shkatërruar, pjeprat, specat e kultura të tjera bujqësore. Këtu kanë ndikuar të reshurat dhe si pasojë ka tharje të specit. Këtu në Krushe të Madhe, për shkak të tharjes së specit, bujkut i janë prishur deri në 70 ari”, tha ajo për Radio Kosovën.

    Edhe në Pejë, ka pasur dëmtime të kulturave bujqësore, për shkak të kushteve të pafavorshme për zhvillimin e tyre. Bujku, Selman Shala thotë se për shkak të lagështisë së madhe janë shfaqur sëmundje të ndryshme te bimët.

    “Për shkak të lagështisë së madhe, sivjet janë paraqitur edhe sëmundje të ndryshme në disa kultura bimore. Tani, si pasojë e kësaj, në bujqit nuk presim edhe shumë rendimente gjatë kësaj vere”, ka theksuar Shala.

    Në anën tjetër, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri thotë për Radio Kosovën se të reshurat e tejzgjatura gjatë muajve prill, maj dhe qershor, kanë bërë që të vonohet edhe vegjetacioni i bimëve.

    Por, Tahiri shton se tani u mbetet komunave, t`i vlerësojnë dëmet tek kulturat pranverore.

    “Tani u mbetet ekspertëve të bujqësisë që të dalin në terren dhe të bëjnë vlerësimin e dëmeve,se cilat kultura bujqësore janë dëmtuar”, ka thënë ai.

    Në Vushtrri, patatja është dëmtuar më së shumti, ngase kjo kulturë bujqësore ka qenë e mbjellur dhe qëndrimi i gjatë i ujit në sipërfaqe të tokës, ka shkaktuar kalbjen e frytit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark