Insajderi
Lajme

Kushtetuesja vendos për Qeverinë: Zgjedhja e ekzekutivit më 13 shtator nuk bie ndesh me Kushtetutën

Insajderi
23 September 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kushtetuesja vendos për Qeverinë: Zgjedhja e ekzekutivit më 13 shtator nuk bie ndesh me Kushtetutën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e Qeverisë së Kosovës më 13 shtator 2026 nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan Insajderi.

Vendimi është marrë në kuadër të shqyrtimit të kërkesave të bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Në pikën e pestë të vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar se Vendimi nr. 11-V-007, i 13 shtatorit 2026, për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Kosovës.

“V. TË KONSTATOJË që Vendimi [Nr. 11-V-007] i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Kështu, Gjykata nuk e ka gjetur antikushtetuese procedurën përmes së cilës Qeveria u zgjodh më 13 shtator.

Ndërkaq, Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.

Gjykata gjithashtu ka përcaktuar se kalimi i këtij afati ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe për zgjedhjen e Qeverisë, sipas dispozitave përkatëse kushtetuese.

Megjithatë, sa i përket vetë Qeverisë së zgjedhur më 13 shtator, Gjykata ka konstatuar se vendimi për zgjedhjen e saj është në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Vendimi i Kushtetueses është marrë më 23 shtator 2026 dhe është miratuar njëzëri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark