×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kutia e arit me vlerë 18 mijë euro, i dhurohet vajzës që e gjeti

    Insajderi
    11 February 2016 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kuti ari është gjetur në fund të liqenit nga një adoleshente gjermane verën e kaluar, i është dhuruar asaj që ta mbajë, e që do të thotë se vajza e re është 18 mijë euro më e pasur falë gjetjes që bëri, raporton Market Watch, raporton Insajderi.

    Në gusht të vitit të kaluar, vajza 16 vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë publik, kishte shkuar për not me familjen e saj në liqenin Konigssee, një bukuri natyrore afër Berchtesgaden, në jug-lindje të Gjermanisë.

    Përderisa po notonte, adoleshentja disi – nuk është e qartë se si – arriti të gjejë një kuti ari në fund të liqenit, në rreth 2 metra thellësi të ujit.

    Nuk është e ditur nëse ajo apo pjesa tjetër e familjes së saj vazhdoi të kërkonte apo gjeti edhe më shumë arë, por ajo që dihet është se vajza e dërgoi këtë kuti me arë në policinë e qytetit, Berchtesgaden.

    vendi

    Kutia peshon 498 gram, kishte numrat e saj serik po që iu ishin gërvishtur, por policia i krijoi numrat në mënyre digjitale.

    Siç raporton The Independent, policia lokale filloi të kërkoi për pronarin e saj, por nuk kërkimet ishin të kota pasi që nuk arritën ta gjenin pronarin, vetëm dihej se ishte e prodhuar nga kompania Degussa.

    Interesante është se liqeni ku u gjend ari, kishte disa lidhje me historinë naziste të kohës. Adolf Hitler, ishte i njohur për pushimet që i bënte në këtë zonë. Ai dhe të tjerë zyrtarë të lartë nazistë kishin shtëpi dhe zyra në këtë pjesë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zona u pushtua më pas nga Ushtria Amerikane.

    Më tej, është e ditur se nazistët kishin plaçkitur miliona dollarë arë të cilat i kishin fshehur në atë pjesë dhe se sa prej tyre janë rigjetur, mbetet mister edhe sot e kësaj dite.

    Ndërkohë, pas tentimeve dhe dështimit për të gjetur pronarin e vërtetë të kutisë së arit, policia kishte vendosur t’ia falte kutinë e arit vajzës 16 vjeçare. Komisionari i Policisë, Gunther Adolph, e falënderoi publikisht vajzën e re dhe prindërit e saj që e kthyen kutinë fillimisht në stacionin policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark