Kuvendi del me njoftim për dështimin e seancës së sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi del me njoftim për dështimin e seancës së sotme

    Insajderi
    09 May 2025 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, e 13’ta me radhë për konstituim të Kuvendit.Aty theksohet se seanca u ndërpre meqë nuk pati vota për Komisionin, për ta bërë votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

    Vazhdimi i seancës së radhës do të bëhet të dielën, në orën 10:00.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Nën drejtimin e deputetit Avni Dehari, seanca serish nuk pati kuorum në procedurën e votimit për përbërjen e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. Kryesuesi Dehari ftoi subjektet politike parlamentare PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma që të propozojnë nga një anëtar në komision.

    Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Pasi konstatoi se për kanë votuar 56 deputetë, një kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të dielën, më 11 maj, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark