×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Gjilanit në hall me anëtarin e strukturave paralele

    Insajderi
    29 February 2016 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Srdjan Mitroviq nuk po iu bindet vendimeve të asamblesë komunale të Gjilanit.  Asambleja mori vendim unanim që ai të përjashtohet  nga séance pasi ka humbur mandatin e ligjvënësit komunal në momentin kur ka marrë detyrën e kryetarit të komunës paralele të Gjilanit.

    Por Mitroviq refuzoi të dilte nga salla dhe asambleja vendosi të shkoi në pauzë 30 minutëshe.

    Kryesuesja e asamblesë , Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se Mitroviq duhet të zëvëndësohet me një këshilltar tjetër.

    “Mitroviq ka shkaktuar rrëmujë dhe unë e hodha në votim përjashtimin e tij”, ka thënë ajo.

    Pas pauzës 30 minutëshe asambleja komunale ka vazhduar punimet pa praninë e Mitroviq.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark