×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuvendi i “rrethuar” nga veteranët, deputetët mblidhen në sallë

    Insajderi
    16 June 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Derisa jashtë ambientit të Kuvendit janë mbledhur qindra veteranë të luftës duke protestuar, brenda sallës së Kuvendit po arrijnë deputetët për seancën plenare.

    Veteranët e OVL-UÇK-së po kërkojnë nga qeveria që të përfshihen në ligjin e pagës minimale, kategori kjo që është përjashtuar nga ligji.

    Deputetët në anën tjetër sot do të votojnë edhe për Ligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

    Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë mbledhur dhe shpejt kanë arritur të futen deri te dera e Kuvendit për të protestuar. Ata thirrën “UÇK”, ndërsa është paraparë të kalojnë edhe kah Qeveria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark