Anulimi që Qeveria e Kantonit të Cyrihut i bëri ditë më parë aktivitetit muzikor në ambient të hapur “Alba Festival” ka ngjallur kundërshtimin edhe nga Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Në një komunikatë për shtyp, Kuvendi Shqiptar kundërshton në veçanti arsyetimin që Qeveria e Cyrihut i ka bërë këtij vendimi.
“E kemi marrë me befasi dhe me zhgënjim arsyetimin tuaj për anulimin e Festivalit Alba
Në arsyetimin tuaj, përveç “situatës aktualisht të ndjeshme” në të cilën keni frikë nga mbingarkimi mëtejshëm i spitaleve, keni shkruar edhe këtë: Festivali Alba i drejtohet kryesisht një komuniteti të prekur rëndë.
Gjetjet nga gjurmimi i kontakteve tregojnë se të kthyerit me pushime nga Ballkani janë më shumë se mesatarja të prekur nga infektimi me Covid-19 dhe në përputhje me rrethanat kanë një numër mbi mesataren në njësitë e kujdesit intensiv.
Kjo arsye është jashtëzakonisht diskriminuese në raport me një – siç e quani ju – “komunitet”. Ndërsa e keni fjalën për një kombësi të caktuar – shqiptarët.
Vënia në fokus e një grupi të tërë të popullsisë në lidhje me një situate epidemiologjike dhe shndërrimi i tij në fajtor kujdestar, është shumë problematike; krijon paragjykime dhe çon në ndarje të shoqërisë. Por ajo për të cilën të gjithë kemi nevojë urgjente tani është që të punojmë së bashku
Mblidhuni së bashku dhe motivoni të gjithë popullsinë në Zvicër për tu vaksinuar. Sepse
një gjë është e sigurt: ne mund të dalim nga kjo krizë vetëm së bashku dhe përmes vaksinimit.
Kërkojmë nga ju një kërkimfalje publike”, thuhet në fund të shkresës së nënshkruar nga kryetarja e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, Lurata Reci.