Insajderi
Lajme

Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja

Insajderi
27 April 2026 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e veçantë në shenjë nderimi për akademikun Rexhep Qosja, me një minutë heshtje

Akademiku, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e tij. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë 24 prilli ishte ditë zie.

Valjet Rexhepi, nipi i tij, shkroi në Facebook se Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!” shkroi Rexhepi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark