×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi me skanerë special për të parandaluar gazin lotsjellës

    Insajderi
    09 March 2016 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkesë të Kuvendit të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka ndarë 270 mijë euro për blerjen e një skaneri të veçante i cili pritet të vendoset në ambientet e kuvendit.

    Kërkesa e tillë duket se është bërë për të shtuar masat e sigurisë në kuvend, pasi tri partitë opozitare kanë hedhur thuajse në çdo seancë gaz lotsjellës.

    Para kësaj, Kuvendi i Kosovës ka vendosur edhe disa makina që ajrosin sallën e kuvendit, për të evituar mbajtjen e mbledhjeve në salla alternative.

    Megjithatë, as këto nuk kanë kryer shumë punë, meqë pas çdo hedhje gazi është dashur pauza të gjata për të ajrosur ajrin.

    Por, një vendim i tillë mund të jetë i vonuar.  Njëra nga partitë opozitare, Nisma për Kosovën, ka dhënë sinjalet e para që kjo parti do të ndalojë së hedhuri gaz në kuvend./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark