Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.
Kjo është votuar me 36 vota pro.
Sikurse për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, ashtu edhe për Projektligjin për mbështetjen e punëve publike, kuvendi ka votuar mocionin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes për shmangien e rregullores së Kuvendit për shqyrtimin e këtyre dy projektligjeve me procedurë të përshpejtuar në një seancë të re më 8 nëntor.
Shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari Lila ka thënë se këto dy projektligje kanë rëndësi të veçantë për shkak të ngritjes së inflacionit në vend. Ajo ka treguar edhe procedurat për shqyrtimin në lexim të dytë për këto projektligje.