×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme për telashet brenda FSK-së

    Insajderi
    11 October 2024 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të hënën e 14 tetorit, pritet të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme.

    Aty do diskutohet për problemet brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Kërkesën dhe mbledhjen e nënshkrimeve e ka konfirmuar për Insajderin edhe deputeti i Bensik Tahiri nga AAK.

    Insajderi ka publikuar ekskluzivisht letrën e Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari i cili i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit që të bëjë zgjidhje konkrete sa i përket ushqimit të ushtarëve, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

    Në letrën ekskluzive që ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personali në kuzhina i angazhuar nga institucionet tjera ka potencuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.

    Si rrjedhojë nga kjo datë mbesin pa kuzhinierë, andaj sipas tij ata do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark