Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit të Buxhetit, për vitin 2017.
Shqyrtimi i Projektligjit të Buxhetit do të jetë pika e katërt e rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-130 për Shërbime,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin nr. 04/L-168,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-090 për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.