Kuvendi sot mban seancë të jashëzakonshme për rastin Dehari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi sot mban seancë të jashëzakonshme për rastin Dehari

    Insajderi
    20 December 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Kuvendit dje ka vendosur që sot të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

    Kjo seancë është iniciuar me nënshkrimet e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së.

    Anëtarja e kryesisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti, këtë nismë të koalicionit e ka quajtur hipokrizi.

    Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të lejohet askush që të përfitojë nga tragjedia e Deharit.

    Kurse shefi i GP të AAK-së, Pal Lekaj, ka insistuar që kjo seancë të mos iniciohet as me nënshkrimet e koalicionit, por as përmes kërkesës së LVV-së. Ai ka propozuar që kjo seancë të mbahet si kërkesë e peticionit të qytetarëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark