Kuvendi sot mbanë seancën konstituive - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi sot mbanë seancën konstituive

    Insajderi
    15 April 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë konstituive.

    Seanca ka këtë rend të ditës:

    Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, transmeton Insajderi.

    Ndërkohë, kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike, në mbledhjen e fundit u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare.

    Deri dje deputetët e zgjedhur janë regjistruar në intervale të ndryshme kohore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark