Kuvendi themelon Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kuvendi themelon Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së

    Insajderi
    03 May 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është formuar Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti shqiptar.

    Kryetare e këtij Komisioni është propozuar Eliza Hoxha dhe anëtar nga PDK deputeti Isak Shabani. Ndërsa, nënkryetar është deputeti I LVV-së, Fitim Haziri e anëtare: Arbëresha Kryeziu, Valon Ramadani, Njazi Isaku dhe Besim Muzaqi. Nga LDK anëtar të këtij komisioni janë përzgjedhur: Agim Veliu e Armend Zemaj, ndërsa Time Kadrijaj përfaqëson AAK-në, ndërsa, grupi multietnik nga deputetja Fidan Jilta, e cila është edhe nënkryetarja e dytë.

    Aktualisht, në seancën e sotme është duke vazhduar pika e rendit për përzgjedhjen e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Kandidatët për këtë anëtari joekzekutiv janë: Afrim Atashi, Afrim Hoxha, Enver Bajçinca, Florim Peci, Valdrin Kasumaj.

    Në seancën e sotme janë duke u trajtuar pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark