Ky artikull u shërben grave që duan të ngjyrosin flokët në shtëpi - Insajderi
×
LifeStyle

Ky artikull u shërben grave që duan të ngjyrosin flokët në shtëpi

Insajderi
15 July 2020 - 13:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përhapja e pandemisë natyrisht që ka pezulluar edhe veprimtarinë e sallonit të bukurisë që ju preferoni.

Mbi dy javë në karantinë ndoshta keni nevojë për të ngjyrosur flokët por që nguroni ta bëni vetë.

Mund të kuptojmë frustrimin tuaj, mirëpo janë disa këshilla që do ju bëjnë më të sigurta që të ngjyrosni flokët vetë në shtëpi.

Mos beso modelen në kutinë e ngjyrës

Po, ngjyra mund të duket shumë e bukur, fiks si ju pëlqen – mirëpo ajo që po shihni është një foto e edituar. Ngjyra gjithnjë del më e çelët se ajo që shihni në kuti.

Blej dy kuti ngjyrash

Ndoshta nuk e keni idenë se sa shumë ngjyrë duhet për flokët e tuaja, mirëpo për flokët që kanë gjatësi nën supe, më e mira është që të blini 2 kuti.

Ndani seksionet e flokëve me kujdes

Për një ngjyrosje sa më të njëtrajtshme, ndani seksionet e flokëve me kujdes në mënyrë që të mos ju ik ndonjë vend pa ngjyrosur.

Nëse po lyeni vetëm rrënjët, lyeni vetëm rrënjët

Keni dëshirë që të ngjyrosni rrënjën e dalë, atëherë ngjyrosni vetëm atë pjesë dhe jo gjithë flokët. Atë pjesë të gjatësisë së flokëve e cila nuk ka nevojë për ngjyrosje, lyeni me vaj kokosi në mënyrë që ngjyra e rrënjëve të mos rrjedhë nëpër flokë dhe të prish ngjyrën.

Gjatë larjes përdorni balsamin

Nëse nuk pardoni balsam gjatë larjes kur keni lyer flokor, kutikulat e flokëve nuk mbyllen dhe ngjyra vazhdon të depërtojë në flokë. Kështu ju përfundoni me një ngjyrë më të mbyllët se që keni dashur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark