Udhëtimet e shpeshta të Loredanës javët e fundit në Kosovë janë përcjellë me komente të shumta.
Kjo ngase rep-artistja u pa disa herë në shoqëri të ish-partnerit të saj Mozzik, duke shtuar dyshimet se janë ribashkuar.
Por, për një gjë të tillë, dyshja nuk kanë preferuar të deklarohen ende.
Me të arritur në Kosovë, Loredana publikoi fotografi nga aeroporti dhe një vend që e vizitoi, por e gjithë vëmendja ishte tek një imazh.
Aty, ajo shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare, kurse pas saj shihet një person, për të cilin fansat janë të bindut se është Mozziku.