Insajderi
Lajme

Ky është 19-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Llazicë të Malishevës

Insajderi
23 July 2026 - 22:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është 19-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Llazicë të Malishevës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës, ku si pasojë e një vetaksidenti ka humbur jetën tragjikisht 19-vjeçari Ermal Shala.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të të riut e kanë konfirmuar familjarët dhe të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa detajet lidhur me ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura në vijim.

Policia ka konfirmuar për Insajderin se i riu dyshohet se është vetëaksidentuar me motoçikletë.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetëaksidentuar me motoçikletë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës (mashkull, 19-vjeçar) ishte pa shenja jete. Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar zedhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark