Insajderi
Lajme

Ky është 26-vjeçari që vdiq në aksidentin në Mitrovicë

Insajderi
27 May 2024 - 21:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është 26-vjeçari që vdiq në aksidentin në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Mediat lokale raportojnë se Salihu është nga Komuna e Mitrovicës.

Ndërkaq për aksidentin ka dhënë detaje Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur njëa aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark