Insajderi
Lajme

 Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës 

Insajderi
19 September 2026 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
 Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një postim i publikuar në Facebook ka çuar në intervistimin dhe më pas ndalimin e një 32-vjeçari në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Më 18 shtator, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë intervistuar Patriot Ibrahimin, lidhur me një postim të publikuar nga profili i tij në Facebook.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, postimi i referohej Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit, ndërsa përmbante formulime që hetuesit i kanë trajtuar si kanosëse, përfshirë referenca për “plumbin” dhe vendin “ku me rrok”.

Pas intervistimit të të dyshuarit, për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e cila ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark