×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është Afrim Bunjaku, rreshteri i vrarë në veri

    Insajderi
    24 September 2023 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga sulmeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër është plagosur.

    Polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

    Foto: Afrim Bunjaku

    Për rastin ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai e ka dënuar rastin tragjik, duke thënë se ky sulm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

    Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, ka shkruar Kurti.

    Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo ngjarje është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.

    Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajoninSulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark