Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka publikuar një postim në facebook ku ka njoftuar se është takuar me Sam Malouf, themeluesin e udhëheqësin e kompanisë “Malouf”.
Ai tha se u ndjeh i impresionuar nga historia e tij dhe këmbëngulësia për të arritur shkallët më të larta ne sektorin e afarizmit.
Gjini mes tjerash shkroi se Malouf është njëri prej partnerëve të parë dhe më seriozi i kompanisë “Comodita” e rrjedhimisht njëri prej kontribuuesve të mëdhenj për depërtimin e kësaj kompanie në tregun amerikan dhe jo vetëm.
Postimi i plotë:
Me kënaqësinë më të madhe kam pritur sot Sam Malouf, themeluesin e udhëheqësin e kompanisë “Malouf” njërin prej afaristëve të shquar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lider në industrinë e tekstilit, dyshekëve dhe pajisjeve tjera shtëpiake.
U ndjeva i impresionuar nga historia e tij dhe këmbëngulësia e vendosmëria tipike amerikane për të arritur shkallët më të larta ne sektorin e afarizmit.
Sam është njëri prej partnerëve të parë dhe më seriozi i kompanisë “Comodita” e rrjedhimisht njëri prej kontribuuesve të mëdhenj për depërtimin e kësaj kompanie në tregun amerikan dhe jo vetëm.
Bashkë me Sam me familjen e tij simpatike por edhe me miqtë nga “Comodita” vizituam disa pjesë të qytetit të Gjakovës ndërsa bashkërisht biseduam për dy vendet tona, marrëdhëniet e përbashkëta dhe mundësitë e mëdha të bashkëpunimit edhe më të madh në të ardhmen.