Ky është burri që dyshohet se plagosi me armë zjarri motrën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është burri që dyshohet se plagosi me armë zjarri motrën e tij

    Insajderi
    10 May 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, ku një person ka plagosur motrën e tij me armë, transmeton Insajderi.

    Sipas Klanit personi i arrestuar është Eliot Mehmeti, ndërsa viktima është motra e tij, Teuta Mehmeti, 25 vjeç.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Mejdi Xhaferri”.

    Pas plagosjes, viktima ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

    Sipas Policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark