Reperi Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij Marina Vjollca, kanë gjetur pak kohë për veten.
Ditë më parë Marina ka publikuar imazhe ku tregonte se po udhëton për diku me Getin mirëpo pa e treguar vendin.
Dhe tani është bërë e ditur se çifti ndodhen në Itali, në një prej hoteleve më luksoze.
Thuhet që këtu çmimet variojnë nga 500 euro më e lira deri në ekstremin tjetër në 5000 euro nata.
Nuk dihet se cilin nga opsionet kanë zgjedhur çifti por një gjë është e sigurt, ata gjithsesi do paguajnë një fakturë të “kripur” për mesataren e përgjithshme.